23:56 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / V R

Këngëtarja kosovare pranon befasinë më speciale për ditëlindje

Ana Kabashi së fundi ka festuar ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë personat e saj më të dashur u kujdesen që ajo të befasohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Këngëtarja e njohur ka ndarë fotografi të ndryshme nga festa e saj e ditëlindjes dhe në mesin e surprizave ajo pranoj një mjaft speciale.  

Ana u surpirzua me prezencën e së ëmës, e cila jeton jashtë vendit dhe ajo nuk e kishte parë prej 9 muajsh.

“Surpriza më e mirë e ditëlindjes ndonjëherë !! Të kesh nënën time këtu pas 9 muajsh që nuk e kam parë, më keni befasuar kaq mirë, por ende nuk mund ta besoj … jam e bekuar që kam një familje që më frymëzon çdo ditë dhe më do kaq shumë. Unë dua të falënderoj secilin prej ju që e keni bërë këtë ditë të përsosur”, ka shkruar Ana në postim.

Ndërkohë, Ana mbetet aktive me projekt të ndryshme muzikore./Indeksonline/