14:34 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Këngëve të reperit Gashi nuk iu reziston as Kim Kardashian

Reperi i njohur shqiptar me famë botërore, Gashi po vazhdon të arrijë suksese me projektet e tij muzikore.

Adhuruese e këngëve të tij duket se është edhe Kim Kardashian , e cila së fundi ka publikuar një video derisa dëgjohet në sfond një nga këngët e reperit, shkruan Indeksonline.

Kjo gjë e ka bërë të lumtur Gashin i cili ka shkruar një status në ‘Instagram’.

“Postimi i këngës time nga Kim Kardashian më ka bërë shumë të lumtur, ashtu siç kam thënë ky është viti im” ka shkruar Gashi.

Ndryshe, projekti i fundit i Gashit erdhi në bashkëpunim me reperin e njohur, Ledri Vula./Indeksonline/