08:03 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

Keni bërë plane për vikend, kaq do të jenë temperaturat këto ditë!

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe kthjellime të pjesshme të cilat gjatë natës do të jenë më të theksuara.

Temperaturat do të ngriten mbi vlerat e mesatareve krahasuar me të njëjtin muaj të viteve paraprake. Në disa lokalitete për shkak të ndryshimeve të mëdha të gjendjes termike dhe kushteve tjera klimatologjike , ka mundësi që në orët e para të ketë mjegull afatshkurtër.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 16-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja por të dielën do të kemi masa të ajrit nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s./Indeksonline/

Temat: