12:13 / E Shtunë, 12 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kepa Arrizabalaga e tregon klubin për të cilin do të largohej nga Chelsea

Kepa Arrizabalaga ka ‘hapur derën’ për një rikthim te Athletic Bilbao para përfundimit të karrierës së tij.

Portieri fillimisht kishte luajtur për skuadrën e të rinjve te klubi spanjoll para se të transferohej te Chelsea në vitin 2018.

Arrizabalaga tha “Sigurisht që do të doja të kthehsha në Athletic”.

“Nuk e di kur ose në çfarë mënyre, por të luaj në Athletic padyshim që do të dëshiroja. Kam kujtime të shkëlqyera”, tha ai./Indeksonline/.