16:35 / E Premte, 20 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Këputen kabllot optike të Google duke shkaktuar probleme në Evropën Lindore

Disa kabllo optike të dëmtuara të Google shkaktuan probleme me internetin në Evropën Lindore, Iran dhe Turqi ditën e Enjte.

Problemi i cili zgjati për dy orë, u shkaktua nga këputja fizike e disa kabllove të fibrave optike, një gjë tejet e pazakontë.

Google tha se shërbimet e saj ishin të padisponueshme në rajonet e lartpërmendura për mëse 30 minuta.

Kompania u tha ofruesve të internetit (ISP) që të lidhen në serverët e tjerë për të anashkaluar problemin.

Aksesi në Bullgari, Iran dhe Turqi kishte pasur probleme për dy orë. Asnjë informacion nuk u dha për kabllot e këputura. Edhe në të kaluarën ka pasur raste të ngjashme ku gabimisht kabllot optike janë prerë.

Në 2011, një grua 75-vjeçare kishte dëmtuar kabllot optike që lidhnin Gjeorgjinë me Armenië ndërsa po kërkonte për skrap.