15:12 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Keq e më keq për Cityn, Federata e dënon me moslojë Bernardo Silvën

Pas humbjes me Liverpoolin, Manchester City e ka marrë edhe një goditje. Bernardo Silva është dënuar me një ndeshje moslojë.

Kjo pasi që ylli portugez kishte lëshuar një cicërimë me karakter ofendues racor ndaj bashkëlojtarit të tij, Benjamin Mendy.

Ylli portugez duhet të paguaj poashtu gjobë prej 50 mijë funtash.

Federata kishte hapur rast, ndërsa sot e ka konfirmuar dënimin.

City ndodhet në situatë shqetësuese pas 12 javësh në Premierligë duke u rënditur në pozitën e katërt tabelare./Indeksonline/