16:06 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Keq, keq, keq…Më në fund një lajm i mirë për Arsenalin (Foto)

Tifozët e Arsenalit janë mësuar këtë edicion të marrin vetëm lajme të hidhura.

Sezoni i dobët në Premierligë, largimi i Alexis Sanchez në janar, fundi i Arsene Wenger dhe dështimi në Europa League janë vetëm disa nga lajmet e hidhura me të cilat është përballur Arsenali këtë edicion.

Por, sot tifozët e kësaj skuadre kanë marrë një lajm të mirë. Santi Cazorla pas plot 1 viti e gjysmë është rikthyer në stërvitje te Arsenali.

Ylli spanjoll e ka lënë prapa një lëndim në thembër duke shpresuar se do të jetë i aftë për edicionin e ardhshëm./Indeksonline/