15:09 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Kërcënimi i madh i Arsenalit që kushtoi vetëm një milion

Një Suso në formë do të jetë kërcënimi më i madh i Arsenalit në përballjen me Milanit, në ndeshjen e Euopa Leagu sonte në San Siro.

Lojtari spanjoll, i cili u bashkua nga Liverpuli në janar të vitit 2015 për një pagesë kompensuese prej vetëm 1 milion funta, është një nga emrat kryesor në skuadrën e Milanit pas dy sezoneve mbresëlënëse në klub.

Në fakt, që kur Gennaro Gattuso zëvendësoi Vincenzo Montella si menaxher në nëntor 2017, loja e 24-vjeçarit ka arritur një nivel të ri të pjekurisë që e kundërshton moshën e tij, ndërkohë që ndihmon gjithashtu për të udhëhequr ringjalljen e fundit të ekipit nën ish-mesfushorin e Milanit.

“Suso është tani një nga lojtarët më të mirë të Milanit, si teknikisht ashtu edhe në mënyrën se si mund të vendosë një lojë në çdo moment përmes një aftësie, si një goditje e lirë, një driblim ose një gjuajtje e largët”, thotë gazetari i Sky Italia Augusto De Bartolo.

“Kjo është arsyeja pse ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Gattusos dhe do të jetë kundër Arsenalit”. /IndeksOnline/