16:20 / E Martë, 20 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Kërcënimi me vrasje ndaj Albin Kurtit, flet Nuredin Ibishi, ekspert i sigurisë

Kërcënimi për atentat ndaj të parit të shtetit, është bëre temë diskutimi ditëve të fundit. Qeveria ka konfirmuar se rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik, por njohësi i sigurisë e vlerëson si implikim nga ana e Serbisë.

Njohësi i Sigurisë, Nuredin Ibishi, në një intervistë për IndeksOnline, ka theksuar faktin që kërcënime ndaj krerëve institucional mund të ndodhin kur behët fjalë për pushtet.

“Situata është e qetë dhe stabile edhe pse ka deklarata individuale të krerëve institucional dhe zyra administratore për citate të tensionuara të sigurisë me elemente të radikalizmit edhe eskemizmi i dhunshëm por edhe implikimi më anë të Serbisë apo elemente ekstrem serbë edhe pro-rusë në rajon, konkretisht në Kosovë. Atentati në Kryeministrin që është konfirmuar edhe nga Qeveria, nuk është rasti i parë, e dimë edhe rastin në Malin e Zi, kur ishte tentative për pushtet, por njëkohësisht edhe për atentate në kryeministrin e atëhershëm Dukanoviq. Realisht në bazë të këmbimit të informacionit të klasifikuar mes vendeve të rajonit ajo është penguar dhe nuk është arritur qëllimi i elementit pro-rusë dhe pro-serbë ekstrem, që të behët një veprim i tillë”, tha ai për IndeksOnline.

Ibishi tregoi që janë institucionet përgjegjëse të sigurisë që ndërmarrin masa në lidhje më kërcënimet e mundshme që shkojnë drejt të parëve të shtetit. Sipas tij në këtë aspekt janë mjaftë të sigurt.

“Jo vetëm kjo por edhe raste të tjera të kërcënimeve të mundshme, gjithashtu kemi edhe me praktikë dhe punë operacionale që benë vlerësimin e rreziqeve edhe kërcënimeve, ndërmerre masa për sigurinë. Qoftë në vend në lëvizje apo edhe në vendin ku e ka rezidencën kryeministri apo ndonjëri prej autoriteteve Qeverisë së Kosovës që mund të rrezikohet, këtë aspekt jemi mjaftë të sigurt, përkundër asaj që rreziqet duhet pritur edhe janë të mundshme”, theksojë Ibishi.

Ai tha se kërcënimet e tilla janë ende në fazën e spekulimeve.

“Pa e identifikuar burimin se nga është edhe pse aty në medium kishte detaje mirëpo, ende është në fazën e spekulimeve derisa të dalin konfirmimet zyrtarë nga autoritetet e sigurisë së Kosovës”, vijojë ai.

Ibishii foli edhe për sigurinë në vend, ku bëri të ditur së krahas situatave të krijuara, gjendja është stabile.

“Gjendja në përgjithësi mund të jetë e tensionuar edhe për shkak të luftës në Ukrainë, dhe ndikimi në këtë pjesë të rajonit, tendencave serbe për tensione në Kosovë, por nëse lidhemi me çështjen e brendshme, kur flasim për grevën e sindikatës, ajo është çështje tjetër që nuk ka ndonjë ndikim për një kërcenim të mundshëm”, tha ai për IndeksOnline.

Ai bëri të ditur se krahas të gjitha rreziqeve, edhe përfshirjes së Rusisë përmes Serbisë, gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile.

“Për kundër të gjitha këto rreziqeve, kërcënimeve, që pretendojë tensione, lufta në Ukrainë, rreziqet nga ndikimi, përfshirja radiostatigjike ruse përmes Serbisë që ka implikime, situata është stabile e qetë, gjithçka është në kontroll. Bashkësia ndërkombëtare e SHBA-ve, NATO, por edhe Bashkimi Evropian kanë ngritur kapacitetet. Në rajon ka filluar armatosja e shteteve, përveç Serbisë e cila e ka bëre në dorë të vetën, ka rreth 1 miliardë investime në armatime. Tregon investime normë në pajisje që i ka marrë nga Kina, Turqia. Ndërsa mendoj që në përgjithësi, mbështetja e SHBA-ve dhe NATO-s, me komponentë e Kfor-it në vend, bëjnë që situate të jetë stabile në vend”, bëri të ditur Ibishi./IndeksOnline/