22:30 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kërcënohet drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, është kërcënuar gjatë natës së sotme në Prishtinë.

Kështu ka thënë për Indeksonline edhe zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Thaçi është kërcënuar gjatë mbrëmjes në lidhje me konkursin i cili është hapur në KEK.

Florie Ahmeti tha se është raportuar një rast i kërcënimit në Prishtinë gjatë orëve të mbrëmjes.

“Sot rreth orës 18:00 në stacionin policor Qendra në Prishtinë është hapur një rast kanosje. Rasti ka ndodhur në rrugën “Xheladin Hana “ në Prishtinë. Nga persona të dyshuar është kërcënuar ankuesi N.Th”, ka përfunduar Ahmeti./Indeksonline/