14:42 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Sindikata e KEK-ut dënon ashpër kërcënimin që i është bërë drejtorit Nijazi Thaçi

Sipas tyre, për gjendjen ekonomike në Kosovës duhet të interesohet Qeveria e Republikës së Kosovës, në mënyrë që të krijojë vende të reja pune. Konkursi në KEK është real dhe në përputhje me ligjin kanështuar më tej ata.

“Dënojmë ashpër aktin qyqar kërcënues ndaj Drejtorit Menaxhues të KEK-ut z.Nijazi Thaqi.

Të ndëruar anëtarë SRKEK-ut dhe punëmarrës të KEK-ut,qytetarë të vendit.

Ne jemi të vetëdijshëm për gjendjen aktuale ekonomike në Kosovë,por Korporata Energjetike e Kosovës nuk është për të zgjedhur problemin e gjithë qytetarëve të Kosovës që janë pa punë,për punësimin duhet të interesohet Qeveria e Republikës së Kosovës të krijojë vende të reja pune.

Korporata Energjetike e Kosovës ka hapur konkurs për pranimin e punëtorëve të rinj dhe ai duhet të jetë real dhe në përputhje me ligjin.

Prandaj shfrytëzojmë rastin të dënojmë aktin qyqar kërcënues mbrëmë ndaj Drejtorit Menaxhues të KEK-ut z.Nijazi Thaqi si dhe çdo llojë ndërhyrje apo ndikimi tjetër në konkursin për pranimin e punëtorëve të rinj në KEK.

Me respekt nënkryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës Nexhat Llumnica” thuhet në reagim.

Ndryshe,  Thaçi është kërcënuar mbrëmjen e ditë së djeshme në lidhje me konkursin i cili është hapur në KEK./Indeksonline/

Temat: