13:09 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kërcënonte me telefon viktimën duke i kërkuar para, arrestohet një person në Prizren

Me datën 5 dhjetor 2018 Policia në Prizren ka pranuar informatë për një rast të kryerjes së veprës penale ‘detyrim’, e cila ka ndodhur në Prizren, ku pas një pune hetimore të njësive relevante policore në Prizren dhe në bashkëpunim me hetuesit rajonalë, është arritur të identifikohet dhe të arrestohet  i dyshuar (P. D.), i cili  dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘detyrim’.

Person i dyshuar tashmë i arrestuar dyshohet se përmes telefonit me mesazh  e ka kërcënuar viktimën duke i kërkuar para. I dyshuari është i njohur për organet e rendit për vepra të këtilla.

Me vendim të prokurorit  të dyshuarit i  shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë./Indeksonline/