11:02 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

Kërkesa dhe opinion për përfitime nga Pakoja Emergjente Fiskale

Shkruan: Kushtrim Shala

Kërkesën për përfitim (për punëtorët e kompanisë) nga Pakoja Emergjente Fiskale mund ta bëjnë të gjitha bizneset të cilave sipas Vendimeve të Qeverisë u është ndaluar zhvillimi i veprimtarisë ekonomike (sipas kodit primar të regjistrimit kodi NACE Rev.2) dhe bizneset që kanë pasur vështërsi ekonomike gjate kohës së pandemise.
Për ne si tatimpagues është e papranueshme kjo pikë sepse i gjithë aktiviteti ekonomik në Kosovë ka pushuar përveç ekonomive esenciale që kanë qenë të domosdoshme, ndërsa të tjerat janë ndaluar së vepruari.

Sipas pakos së propozuarkërkesa parashihet të bëhet në Administratën Tatimore të Kosovës përmes sistemit elektronik të deklarimit EDI, dhe duhet të permbajë informatat e punëtorëve së bashku me llogarinë bankare për secilin punëtor, evidencën kontabël të biznesit që bën kërkesen për të dëshmuar veshtiresitë financiare, deklaraten e pronarit të kompanisë për rrjedhen e biznesit në kohë pandemie dhe ndonjë dokument relevant që mbeshtetë faktin se biznesi me të vertetë ka pësuar rënje dhe krizë financiare si rezultat i masave të marra nga qeveria për parandalimin e virusit Covid-19.

Pritet që ATK të dalë shumë shpejtë me udhëzime se si duhet të procedohet kërkesa për perifitime si dhe të mundesojë një gjë të tillë!

Ne në Sigma Group LLC, jemi këtu dhe vazhdojmë të punojmë dhe të ju përkrahim në çdo kërkesë tuajen dhe të institucioneve relevante !

Pra, duke parë se si me gjasë do të shkojë kjo shpërndarje e Pakos Emergjente Fiskale ne si kompani jemi shumë të pakënaqur me modelin e zgjedhur për shpërndarjen e kësaj Pakoje Emergjente Fiskale. Forma e zgjedhur,- duke ngritur komisione për të parë se me të vërtetë ka pasur ndikim pandemia në vështërsinë e kompanisë dhe se a ka nevojë që kompania të përkrahet, është formë e gabueshme sepse nukmbështëtë dhe përkrahë tatimpaguesit më të rregullt. Ata që në arkat e shtetit në vazhdimësi japin kontributin e vet sipas ligjeve dhe rregulloreve të ATK-së dhe pa të drejtë qasjeje në mjetet e veta që më hëret kanë kontribuar në shtet; i njejti në kohë krize kërkon nga të ta që të raportojnë se çfarë është gjendja e biznesit në kohë pandemie dhe a kanë nevoje që ky biznes të përkrahet?.
Kjo nuk është forma që ne propozojmë të mirret, këtu nuk duhet të kemi ndarje të bizneseve se si qëndrojnë me financa, sepse pandemia ka përfshirë të gjithë Kosoven jo vetem disa sektore apo disa biznese dhe ne besojmë se në këto skema duhet të përfshihen të gjitha bizneset pa ndonjë përjashtim!

Rrjedhimisht në lusim institucionet që të rikonsiderojnë vendimin duke bërë që një gjë të tillë të mos ndodhë, pasi që ne si tatimpagues e shohim të pa drejte dhe të pa matur mire sepse demtimin më të madhë e kanë tatimpaguesit më të rregullt .

Në vijim nga Sigma Group LLC dëshirojmë të ndajmë me ju edhe tre propozime për të ri-orientuar dhe stabilizuar politikat socio-ekonomike më implikime buxhetore.

E para, – duke patur parasysh veprimet se si po udhëhiqen aktualisht politikat makroekonomike në Kosovë sidomos gjatë kohës së pandemisë; po vërehet se po orientohemi kah ekonomite sociale, përmes skemave të ndryshme, si shembull mund të cekim se edhe në kohë pandemie së pari dyfishohen këto skema, duke u ngritur me 100% edhe pse kjo masë vetem sa e ngarkon ekonomine e Kosovës llogaritet që kjo kategori merr rreth 450 milion euro në vit. Mund të llogarisim se këto skema janë ndër shkaktarët kryesorë që në Kosovë kemi aq shumë punëtorë të pa regjistruar si punetorë të rregullt!
Pra janë këto skema sociale, për të cilat u propozojmë institucioneve që të marrin hapa konkret, në raport me tregun e punës, me ç’rast përmes bonuseve apo subvencioneve 6 -12 mujore të mundohen ti nxjerrin përfituesit nga kjo skemë, duke llogaritur që së paku 50% te këtyreve punëtoreve potencialë në të njejten kohë të behen pagues të tatimit. Me një skemë të tillë të modifikuar jemi të bindur se nuk do të mungontë përkhrahja e organizatave partnere ndërkombëtare të cilat edhe do të ndihmonin që në një fare forme të mos ekzitonte fare apo të minimizohej sepse është edhe barrë e vazhdueshmë buxhetore.

Se dyti, arsyeja përse mendojme që është momenti që të intervenohet në skemën e kompenzimit të veteranëve të luftës së fundit. Ne besojmë se numri i tyre nuk do të ishte kaq i lartë nëse nuk do të kishin benefite sociale nga kjo skemë, pasi që nga kjo skemë diku rreth 14,000-15,000 persona janë detyruar që të dalin nga listat e pagave ose edhe ti mbyllin bizneset ose ti trashegojnë te ndonje familjarë, duke projektuar në këtë formë të dhëna jo reale dhe barrë-krijuese për buxhetin.Ne konsiderojmë se edhe këto janë vendime mbi baza sociale duke mos pasur parasyshë politikat afatgjate ekonomike, ndërsa me këto vendime shteti ia shton vetes edhe një barrë të re dhe te cilen do ta ketë shumë veshtirë ta rekuperoje sepse më tepër i takon një vendimi elektoral se sa vendimi strategjik shtetëror, dhe ne propozojme qe ne secilen forme te mundshme te ruhen taksat tona dhe ato të jenë si invstime strategjike e jo taktizime elektorale , sepe ne si shoqeri asnjëhere nuk I kemi kushtuar rrendesi te merituar tatimpaguesve dhe tatimeve te deklaruara nga ata dhe është rasti unik që ata të marrin rrespektin dhë ndihmen që e meritojnë.

Së treti, Kosova është e ekspozuar shume edhe nga remitencat të cilat i perfiton nga mërgata, ku pjesa më e madhe shkon në konsum.Një pjesë e madhe vjen edhe si formë e shërbimeve të turizmit verorë edhe atë komplet në kategori jo-formale si ahengjet familjare, të pa qarta si koncept, por edhe në formë të ngutshme dhe intensive, aq sa edhe zgjasin pushimet vjetore të mërgatës.
Aktualisht, implikim social është faktik në rastet kur kanë ndonjë familjar që jeton (me prindërit) në Kosovë atëhere për familjarin qe rri në Kosovë më e levërdishme është për të lajmerohet si rast social edhe pa punuar fare ti përfitoje 130 euro, e në të njejten kohë të jetë i mbështetur nga familjari i cili gjendet jashtë shtetit për pjesen kryesore të shpenzimeve. Në të kundërtën nëse do të punontë ndonjë punë me pagë 350-400 euro atëhere e sheh si rrezik të humbjes së mbështetjes nga jashtë dhe në të njejten kohë e humbë edhe asistencën sociale nga shteti, kryesisht duke zgjedhë variantin më të lehtë të jetesës atë të socialit dhe mbështetjes nga jashtë (me ndihmën e mërgatës).

Në këtë pikë ne propozojmë që mërgaten të mos e shohim si subvecionues por ti ja japim mundësinë e invesititorit kryesor strategjik të kapitalit nga jashtë dhe përmes politikave fiskale ta favorizojme duke i mundësuar qasje më të efektshme në zona ekonomike ose mundësi tjera vetëm e vetëm të ndikojnë në shtimin e vendeve të reja të punës. Në këtë formë Kosovës si shtet relativisht i ri, do të fillontë t’i përmirësohej rejtingu, duke ia mundësuar kështu të tërheqë edhe investime tjera nga jashtë sepse politika fiskale edhe ashtu janë më të favorshme se në secilin shtet evropian,sa I perket % përqindje së taksave sidomos Tatimit në Fitim I cili është shumë I favorshëm për shumë kompani, por aktualisht Kosovës i mungon shume prommpvimi I vendi si vend I sigurte dhe gjyqësor efektiv,dhe ne si tatimpagues kërkojmë që ky pozicion të jetë prioritarë në secil politikë që e ndërmerr për vendin tonë.

Në përfundim, ne si tatimpagues dhe si mbrojtes i tatimpaguesve dhe taksave kosovare, po kërkojmë përkrahje të drejtëpëdrejtë dhe të nevojshme për të gjithë tatimpaguesit; jo njejtë, por në formë edhe meritore, sidomos në këtë kohë pandemie që po kalon vendi jonë!

Mbesim me shpresë qe shkrimet tona dhe kontributet tona tash e tutje do të jenë për të arritura e suksese ekonomike, e jo për kriza të cilat tash e 20 vite po na percjellin. Besojmë fuqishëm se vetëm të bashkuar mund të ju dalim para dhe të ju paraprijmë gjërave të mira që ky populli dhe taksapaguesi kosovar i meriton .