23:08 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / AR

Kërkohet burg i përjetshëm ndaj Dardan Krivaqes dhe Arbër Sejdiut

Gazmend Rexhepi, avokati i familjes së Marigona Osmanit tha se duhet burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqes dhe Arbër Sejdiut për vrasjen e së ndjerës.

Rexhepi në emisionin ‘Frontal’ në T7 tha se nga videoxhirimet dhe autopsia e Marigona Osmanit,  burgimi i përjetshëm është i pashmangshëm për Krivaqën e Sejdiun.

“Xhirimet dhe autopsia dëshmi e mjaftueshme. Prokuroria ka gjetur se edhe ai (Arbër Sejdiu) është i inkriminuar këmbë e kry.  Shkak se deklaratat i jep ndryshe, provat janë ndryshe.

Unë them që burgu i përjetshëm, për të dytë, është i pashmangshëm. Janë të gjitha rrethanat renduese. Burgu u përjetshëm ndaj të dyve do të ndikojë në sensibilizimin e masës që veprat e tilla duhet mu ndëshku me dënim maksimal”, tha Rexhepi.

Sipas tij, videoxhirimet dhe raporti i autopsisë janë të mjaftueshme që të Krivaqa e Sejdiu të marrin dënimin maksimal.

“Në vet raporti dhe video xhirimet, unë konsideroj se burgu i përjetshëm është i pashmangshëm. Për mua video xhirimet janë të mjaftueshme që ata me e marrë dënimin maksimal. Si përfaqësues dhe që kërkoj që t’u ipet dënimi maksimal, është raporti i autopsisë dhe video xhirimet janë të mjaftueshme”, tha Rexhepi.

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu që nga gushti i vitit të kaluar ndodhen në paraburgim si të dyshuar për vrasjen e vajzës 18 vjeçe, Marigona Osmani nga Ferizaj. Ndërkohë, Krivaqës i është shtuar edhe vepra penale “dhunimi” dhe Sejdiut ndihmë në kryerjen e dhunimit.