10:33 / E Mërkurë, 06 Mars 2024 / G T

Kërkohet burgim për Carlo Ancelottin, “mashtroi” për 1 milion euro

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka marr një lajm jo të mirë para ndeshjes së sotshme ndaj RB Leipzig në UEFA Champions League.

Siç raporton “Relevo”, trajneri italian ka bërë një “mashtrim” tatimor që kap vlerën e 1 milion euro, transmeton Indeksonline

Prokuroria ka kërkuar gati pesë vjet burg për trajnerin e Real Madridit.

“Zyra e Prokurorit kërkon gati pesë vjet burg për Carlo Ancelottin për mashtrimin e 1 milion euro në 2014 dhe 2015”, shkruhet në raportet e fundit nga mediat e huaja në veçanti nga Relevo

Kujtojmë që 64-vjeçari gjatë viteve 2014 dhe 2015 ishte trajner i Real Madridit, para se të shkonte në Gjermani te Bayern Munich dhe më pas në Napoli dhe Everton./Indeksonline/