15:01 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kërkohet Golf 7-shi, është vjedhur në ‘Rent a Car’

Një veturë e tipit Golf 7 është duke u kërkuar në rajonin e Gjakovës.

Vetura në fjalë ishte në emër të firmës ‘Noari-Rent a car’, e cila u lëshua për një person të dhënat e të cilit i posedon edhe Policia e Kosovës.

Personi në fjalë i cili mori veturën që nga data 26 tetor nuk është lajmëruar më tek pronarët, përderisa sipas burimeve të pronarëve i njëjti ka shitur makinën ilegalisht në Kosovë ose Shqipëri, transmeton Indeksonline.

Të gjithë ata që shohin veturën në fjalë mund të informojnë në këta numra të telefonit: 044660787 dhe 044330666./Indeksonline/