13:12 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Kërkohet status special për Sanxhakun

Këshilli Kombëtar Boshnjak si organ më i lartë i boshnjakëve në Serbi, përkatësisht në Sanxhak, me seli në Novi Pazar njoftoi iniciativën me të cilën  kërkohet  status i veçantë për rajonin e Sanxhakut i cili shtrihet në Serbi dhe Mal të Zi. Ky status do të nënkuptonte që Sanxhaku të ketë  kushtetutën e vet, e cila do të përpilohet  nga ekspertët e Bashkimit Evropian.

Në lidhje me çështjet brenda kompetencës së tij, Sanxhaku do të  aprovonte  ligjet dhe aktet nënligjore, ndërsa  shqiptarët, boshnjakët, malazezët dhe serbët do t’i jepet statusi i popujve konstituiv, thuhet në këtë  iniciativë.

Sipas këtij dokumenti, rajoni do të ketë parlamentin, guvernatorin, qeverinë, policinë dhe gjyqësorin e vet.

“Zgjedhjet e para për këto organe do të mbahet nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe OSBE-ja, dhe të gjitha mosmarrëveshjet në lidhje me statusin e veçantë në fund do të zgjidhet në kuadër të Komitetit të Posaçëm për  Sanxhakun e Bashkimit Evropian”, thuhet në  dokument.

Propozohet gjithashtu që Sanxhaku të jetë i demilitarizuar përgjithmonë, nën kontrollin e OKB-së dhe BE-së.

Sipas kësaj  iniciative, siç thuhet nënkuptohet se  autoritetet e Serbisë brenda 30 ditëve nga krijimi i statusit  të veçantë t’i tërheqin  të gjitha forcat ushtarake nga krahina  e Sanxhakut, si dhe forcat e policisë që tejkalojnë kërkesat në  rrethana normale, ndërsa kufiri  i  Sanxhakut të kontrollohet  nga  forcat ndërkombëtare.

Krahina  e Sanxhakut në të cilën do të krijohet  status të veçantë  përfshinë territoret e komunave  jo vetë të atyre në Serbi , por edhe ë Mal të Zi:   Novi Pazar, Sjenicë, Tutin, Prijepole, Nova Varosh, Priboj, Plevla, Bijello Pole, Beranë, Andrijevicë, Petnjcë, Guci, Plavë dhe Rozhajë.