11:56 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Këshilla e Valverdes për Alba pasi nuk u ftua nga Kombëtarja spanjolle

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është pyetur për vendimin e Luis Enriques, i cili nuk ftoi Jordi Alban te Kombëtarja e Spanjës dje për dy ndeshjet ndaj Anglisë dhe Kroacisë.

Trajneri nuk foli në detaje për këtë çështje dhe u fokusua në atë që Alba duhet të bëjë për t’ju shmangur zhgënjmit.

Këshilla e Valverdes ishte që mbrojtësi i majtë ”duhet të largojë zhgënjimin duke punuar shumë dhe duke u fokusuar në paraqitjet e tij te Barcelona”.

Ai shtoi: ”Alba duhet ta presë mundësinë që të rikthehet në skuadër pa u çmendur, sikur lojtarët tjerë që nuk ftohen nga Kombëtaret përkatëse”.

Valverde gjithashtu tregoi respekt për vendimin e Enriques: ”Ai i zgjedhë lojtarët, të cilët mendon se janë më të mirët”.

”Alba nuk është ftuar dhe ne do ta shohim nëse ai do të ftohet në të ardhmen. Ai duhet të punojë shumë për këtë”.

”Si unë, nuk pëlqej t’i pyes trajnerët tjerë për formacionet e tyre dhe vendimet. Ju duhet ta respektoni vendimin e tij”, tha Valverde./Indeksonline/

Image result for jordi alba spain