23:24 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Këshillat më të këqija në fitnes që njerëzit i japin

Personat e ri që fillojnë fitnesi zakonisht përballen me shumë këshilla në fillimet e tyre. Ka këshilla që mund të ndikojnë keq në përgatitjen dhe motivin tuaj.

Indeksonline ju sjellë disa nga këshillat më të këqija që njerëzit i japin njëri tjetrit në fitnes.

Fjalia “Go big or go home”, duket si motivim por në fakt zakonisht ndikon keq, mund edhe të shkaktojë lëndime. Zgjidhja më e mirë është të i thuash dikujt “Bëj aq sa mundësh”. Në momentin që nuk mund të bësh një ushtrim mirë, atëherë në atë moment mbaron seti.

“Vazhdo edhe pse ndjen dhimbje”

Momentin që fillon të ndjesh dhimbje atëherë aty e ndalon ushtrimin. Gjëja më e mirë është ta bësh ushtrimin në një mënyrë që nuk ndjen dhimbje.

“Le ta shohim se sa dead-lift mund t’i bësh brenda 60 sekondave”

Nuk duheni të fokusoheni se sa shpejt mund t’i bësh por se si i bën. Shpejtësia nuk ka rëndësi tek ‘dead-lift’.

“Mos pushoni në mes të seteve”

Pushimi prej 30 sekondave deri në një minutë gjithmonë është i mirë në mes seteve. Nëse nuk pushoni rrezikoni të keni ndezje të muskujve dhe humbisni energji më shpejtë./Indeksonline/