14:53 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shumica e të rriturve amerikanë nuk bëjnë asnjë stërvitje

60 për qind e të rriturve amerikanë nuk bëjnë asnjë stërvitje për forcimin e muskujve, sipas të dhënave të para të mbledhura mbi këtë temë.

Udhëzimet amerikane thonë se ushtrimet si pompt, heqja e peshave dhe uljet e ngritjet duhet të bëhen të paktën dy herë në javë, nëse jo më shumë, për të ruajtur shëndetin e mirë dhe për të ulur rreziqet e diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Por të dhënat për gati 400 mijë të rritur në të gjithë SHBA-në tregojnë se vetëm një e treta e meshkujve dhe një e katërta e grave i përshtaten këtij “rregulli”.

Studiuesit, të udhëhequr nga Universiteti i Queenslandit në Australi, thonë se ushtrimet për forcimin e muskujve nuk janë promovuar aq shumë sa ushtrimet aerobike nga profesionistët shëndetësor./Indeksonline/