11:59 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Këshilli Drejtues i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës: Nuk kemi plan për protesta

Këshilli Drejtues i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës (SHVK) ka rikonfirmuar se nuk ka në planë të organizojë asnjë lloj proteste. Reagimi në fjalë erdhi pas deklaratave publike të individëve të pa autorizuar për thirrje të protestave të mundshme.

Me këtë rast iu është bërë thirrje personave të verbër që mos të i’u përgjigjen ftesës të këtyre personave, sepse SHVK vlerëson që nuk është në interes të Komunitetit të Verbër që kërkesat e tyre t’i realizojë në rrugë dhe si të tilla dëmtojnë proceset që janë me interes të personave të verbër.

Sipas tyre personat e pa autorizuar dëshirojnë të krijojnë  huti të qytetarët e verbër të Kosovës, që interesat dhe klanet personale të tyre  nuk kanë të bëjnë me realitetin, sepse SHVK ka potencial profesional të mjaftueshëm për të ju dalë në përkrahje të gjithë të verbërve në vend, pa dallim.

“Prandaj,ju bëjmë thirrje këtyre personave që mos të manipulojnë me personat e verbër duke i keq informuar dhe keqpërdorë mjetet e informimit gjëja se “Ligji i Personave të Verbër nuk është në harmoni me interesat e tyre dhe SHVK nuk është e denjë për t’i mbrojtur ata.

SHVK, ka pasur mjaft progres ne vitet e kaluara, ka qene partnere për hartimin e  ligjit për të verbër, ka ofruar qindra shërbime bazuar në komunitet, ka shpërndare dhjetëra pajisje profesionale dhe pajisje ndihmëse për studentët e verbër.

Njëkohësisht, ka ndihmuar studentet e verbër për regjistrim në fakultete, për vendbanim në konvikte dhe për regjistrimin ne mense te studentëve, ka shpërnda bursa për studentët e verbër dhe në dy vitet e fundit edhe pse është numër simbolik ka punësuar 6 persona te verbër,në institucione publike dhe private.

SHVK  me partneret e saj, mbi 40 persona te verbër i ka si potencial te vetin si trajner dhe ata ne vazhdimësi kyçen ne projekte të caktuara të SHVK-së.

Ne jemi të gatshëm për çdo bashkëpunim dhe për t’i dhënë sqarim publikut gjithnjë duke bashkëpunuar me të gjithë akterët më qëllim të mbrojtjes dhe promovimit të interesave të personave të verbër”, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/