18:09 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Këshilltari i Haradinajt, mohon t’i jetë refuzuar viza kryeministrit

Avni Arifi mohon t’i jetë refuzuar viza për SHBA, kryeministrit Ramush Haradinaj.

Sipas këshilltarit të Haradinajt bëhet fjalë për çështje procedurale, dhe se nuk kanë arritur t’i kryejnë përgatitjet e duhura për të arritur afatin kohor.

“Unë konfirmoj se kurrë nuk është refuzuar viza, kurrë nuk kemi marrë ndonjë refuzim për kryeministrin Ramush Haradinaj. Ne nuk kemi arritur të bëhemi gati pasi që jemi vonuar me proceduarat e përgatitjeve.”, ka thënë Arifi në një prononcim për Indeksonline.

Ndryshe, sipas burimeve të Indeksonline janë gjithsej 72 agjensione që duhet dhënë leje dhe verifikuar të gjithë ish- pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“UÇK në administratën amerikane në disa elemente ende figuron si organizatë terroriste prej vitit 1997 dhe ende një emërtim i tillë s’ka dalë prej sistemi, dhe duhet dhënë leje 72 agjensione dhe kjo i merr minimum 30 ditë kohë, vetëm nëse ka ftesë nga përfaqësuesi i larte, por jo nga një vend si IOWA, është sistemi që duhet kaluar 30 dite”, ka thënë një burim i Indeksonline.

Haradinaj pritej të merrte pjesë më 11 janar në një ngjarje të organizuar nga Komandanti i Gardës Nacionale në Iowa, Timothy E. Orr./Indeksonline/