75 Mall Live Search
14:20 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Këshilltari i Haradinajt-Ramës: S’ban me e derdhë tamlin por as me mbjellë kanabis!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka habitur sot opinionin me një deklaratë që ka thënë për liderët e Kosovës, duke i quajtur lopë.

Kur foli për Gjykatën Speciale dhe gjithë skenarin që u zhvillua së fundmi, Rama, zgjodhi lopën, përmes së cilës ta shprehë atë që, sipas tij, kanë dashur ta bëjnë Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj.

“Krijimi i një problemi të tillë është sikurse lopa kur e mbush kovën e vet, pastaj ia fut shkelm dhe nuk dihet më se çka vjen mbrapa”, ka thënë Rama.

Lidhur me këtë ka reaguar Halil Matoshi, këshilltar politik i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Matoshi në një postim në Facebook i ka përmendur kryeministrit Rama kanabisin.

“S’ban me e derdhë tamlin por as me mbjellë kanabis!”, ka shkruar Matoshi. /Indeksonline/