10:39 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Këshilltari i Mustafës falënderon qeverinë Haradinaj për përkrahjen

Qeveria e Kosovës, më të pranuar lajmin se gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Isa Mustafa është përkeqësuar, është interesuar për t’i dalë në ndihmë.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe vet këshilltari i Mustafës, Besnik Berisha.

Ai në një prononcim për Indeksonline ka thënë se reagimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe vet kryeministrit ishte një reagim i pritur, duke marrë parasysh rolin e pazëvendësueshëm dhe kontributin e pamohueshëm të z.Mustafa në shtetndertim, në forcimin e demokracisë në vend dhe në të gjitha proceset që e kanë shoqëruar vendin tonë.

“Mustafa meriton përkrahje institucionale dhe një përkrahje e tillë është manifestuar nga Institucionet e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Berisha.

Mustafa do të dërgohet për shërim në Gjermani ndërsa atë në aeroportin e Prishtinës po e pret aeroambulanca e cila ka ateruar qysh në mëngjes./Indeksonline/