09:09 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Këshilltari i presidentit: Ushtria e Kosovës do të jetë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon

Kuvendi i Kosovës dje ka votuar tri projektligjet që i hapin rrugë krijimit të Ushtrisë së Kosovës.

Bislim Zyrapi këshilltar i presidentit të Kosovës, njëhërit ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, tha se rrugëtimi për themelim të Ushtrisë së Kosovës ka ecur nëpër etapa duke filluar nga UÇK-ja.

Sipas tij ushtria e Kosovës do të jetë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe më gjerë. Ai tha se edhe më herët ka pasur iniciativë për themelim të ushtrisë së Kosovës. “Grupi i krijuar ka punuar për të ecur përpara në rrugëtimin e themelimit të ushtrisë”, tha ai sot në RTK.

Zyrapi tha se ushtria e Kosovës do të jetë në shërbim të ruajtjes së territorit të Kosovës. “Populli serb i Kosovës, ka qenë pjesë e FSK-së, por një pjesë e tyre është larguar nga presioni i Beogradit”, tha ai.

Temat: