19:14 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Këshilltari i ri i Kurtit: Adhurues i pokerit, kultivues i bletëve e mbështetës i Listës Serbe

Zyra e Kryeministrit në detyrë e Kosovës, sot ka njoftuar për emërimin e këshilltarit të ri të Albin Kurtit, i cili do ta udhëheq edhe Zyrën për Çështje të Komuniteteve.

Bëhet fjalë për Cvetko Veljkovic, emër ky i ri edhe për vet opinionin, derisa as vet zyra nuk ka dhënë detaje rreth biografisë dhe përgatitjeve të tij.

Krejt çfarë dihet është se këshilltari, i cili zë pozitën e Nenad Rashiqit, është me profesion ekonomist dhe vjen nga Shtërpca.

Indeksonline i ka hedhur një sy profilit të tij në rrjetin social Facebook, për të parë edhe aktivitetet e tij.

Ajo çfarë mund të shihet përveç që këshillitari i ri politik i Kurtit, është adhurues i lojërave poker dhe kultivues i bletëve, ai gjithashtu është edhe mbështetës i Listës Serbe.

I njejti ka shpërndarë edhe fotografinë e Nelica Veljkovic, ku e njëjta figuron në listën e KQZ-së, për Zgjedhjet e Kuvendit Komunal.

Kandidatja Veljkovic, kishte garuar në zgjedhjet e vitit 2013 në Komunën e Shtërpcës në radhët e G.I.SRPSKA, një parti kjo nën dirigjimin e Serbisë.

Po ashtu edhe vet këshilltari i Kurtit, kishte garuar për deputet në zgjedhjet e vitit 2017 në listën e partisë PROGRESIVNA DEMOKRATSKA STRANKA (Partia Demokratike Progresive) e udhëhequr nga Nenad Rashiq. Veljkovic, mbante numrin 4 dhe kishte marrë vetëm 197 vota.

Veljkovic përmes këtij rrjeti social ka bërë jo pak herë thirrje nacionaliste kundër kosovarëve.

Sipas tij, Kosova është pjesë e Serbisë, bombardimet e NATO’s janë gabim e gjithashtu edhe njohjet e reja.

Ai nuk e ka fshehur as simpatinë as për njërin nga gjeneralët më famë keq të Serbisë, Ratko Mladic që është dënuar me burgim të përjetshëm për kryerje të krimeve kundër civilëve në Bosnjë.

E ky i fundit emërimine  tij në zyrën e Kurtit, e ka konfirmuar edhe në Facebook përmes një postimi ku shkruan:

Të dashur qytetarë,

Sot pata nderin dhe kënaqësinë që u emërova Këshilltar i Kryeministrit dhe Drejtor i Zyrës së Komuniteteve brenda Zyrës së Kryeministrit.

Pozita në të cilën jam emëruar më tej më detyron të qëndroj i përgjegjshëm dhe i përkushtuar për të punuar në të mirë të të gjithë popujve në Kosovë.

Unë kërkoj nga të gjithë ju, pavarësisht nga kombësia juaj, të jeni pjesë e ndryshimeve pozitive dhe fillimit të përparimit të popujve tanë!