12:22 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kështu duken tualetet në objektin e komunës së Fushë Kosovës (Foto)

Punonjësit e Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës vazhdojnë të punojnë në kushte të rënda

Komuna e Fushë Kosovës për gjashtë vjet radhazi është duke pritur përfundimin e objektit të ri të administratës komunale e që edhe më tutje nuk është përfunduar. Ndërtimi i këtij objekti është financuar dhe mbikëqyr nga Komisioni Evropian.

E Komuna e Fushë Kosovës për gjatë tërë këtyre viteve vazhdon të paguaj 16 mijë euro qira në muaj për shfrytëzimin e objektit të tanishëm komunal.

Megjithatë, përveç shumës së madhe mujore që paguan kjo komunë, punonjësit përballen me sfida të shumta për shkak se objekti është tejet i vjetër.

Për të dëshmuar këtë janë edhe tualetet e këtij objekti.

Në një fotografi të cilën e ka siguruar Indeksonline, shihet gjendja tepër e rëndë e tyre.

Sigurisht që në këto kushte punëtorët e kësaj komune detyrohen të qëndrojnë për gjatë gjithë orarit./Indeksonline.