18:45 / E Enjte, 03 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kështu duket tabela e Superligës, pas xhiros së tetë

Java e tetë në Superligën e Kosovës në futboll përfundoi sot me dy ndeshjet Drita – Vushtrria dhe Flamurtari – Gjilani.

Drita mposhti 5:1 Vushtrrinë dhe Gjilani mposhti në kryeqytet Flamurtarin 4:1.

Pas xhiros së tetë, prin Drita me 17 pikë, ndërsa pikë të njëjta kanë edhe Llapi e Ballkani që gjinden në pozitat 2 dhe 3, shkruan Indeksonline.

Feronikeli gjendet në vendin e 4-të duke pësuar rënie pasi që para kësaj jave ishte në vendin e parë me 15 pikë aq sa Gjilani, ndërsa Prishtina e kompleton top6-shen me 13 pikë por me një ndeshje më pak./Indeksonline/