21:08 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kështu e kalon kohën e lirë Safete Mustafa

“Motrat Mustafa” janë këngëtaret ndër më të pëlqyera sa i përket muzikës popullore që ato vazhdojnë ta bëjnë ndër vite.

Së fundi, njëra prej tyre, Safetja ndryshe nga profesioni që ushtron, këtë pasdite ka vendosur të kalojë në vendlindjen e saj pranë më me të dashurit e saj.

Kësisoj, ajo së bashku me bashkëshortin, Arben Beka, dy prindërit, Osman e Qamile Mustafa kanë kaluar kohë së bashku në Mushtisht, të Komunës së Suharekës.

Kjo është bërë e ditur nga disa imazhe të publikuara në llogarinë personale të Bekës në Facebook.

Në këto pamje, Safetja duket e lumtur pranë tyre. Madje, ajo siç duket ka në qejf shumë pemët, pasi nuk ka hezituar që t’i mbledh disa nga to.

Ndryshe, së fundi gjashtë Motrat Mustafa kanë publikuar së bashku projektin “Bija dhe Kusherina” i cili  tashmë është i qasshëm në kanalin “Youtube”.

Më poshtë shikoni disa foto: /Indeksonline/