75 Mall Live Search
17:52 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kështu janë duke u përgatitur tifozët malazez për ndeshjen ndaj Serbisë

Ndeshja e pritur që një kohë të gjatë mes Serbisë dhe Malit të Zi do të zhvillohet sonte.

Malazezët janë nikoqir i Serbisë sonte në një ndeshje, që do të zhvillohet për herë të parë prej vitit 2006.

Ndeshja do të zhvillohet sonte në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë me fillim nga ora, 20:45, transmeton IndeksOnline.

Të gjitha dyqanet në qendër të Podgoricës janë mbyllur, madje edhe afër stadiumit, që prej orës, 14:00 për arsye sigurie.

Disa rrugë që dërgojnë drejt stadiumit, ku do të zhvillohet ndeshja, janë bllokuar për automjetet që prej orës, 16:00.

Tifozët malazezë do të takohen së bashku në njëren prej vendeve më të njohura të qytetit, ku nga aty do të vazhdojnë rrugën drejt stadiumit./IndeksOnline/