21:57 / E Enjte, 19 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kështu kujdeset nëna 84 vjeçe për djalin e saj 50 vjeç i cili vuan nga paraliza

Një nënë e varfër 84 vjeçare është duke u kujdesur për djalin e saj të sëmurë për 50 vite.

Nëna e vetmuar në Kinë e ushqen, pastraon dhe kujdeset për djalin e saj 50 vjeçar sikurse një fëmijë, për shkak se ai vuan nga polio, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Kjo storie ka bërë që shumë njerëz të qajnë pasi që ngjarja ishte shfaqur në rrjete sociale.

Për çdo ditë nëna 84 vjeçare, Gao Xuefeng e ushqen, pastron djalin e saj të sëmurë, i cili ishte paralizuar si fëmijë nga sëmundja e polios.

Kjo nënë ka gjashtë fëmijë, ndërsa Desheng është fëmiu i saj i katërt i cili ka lindur më 1968.

Kur Desheng ishte i vogël për të kujdesej e gjithë familja, por kohë pas kohë vëllezërit e tij ishin rritur dhe kaluan në shtëpitë e tyre, ndërsa edhe babai i Desheng kishte vdekur më 1998 dhe Desheng ka mbetur i vetëm.

Ajo i kishte thënë mediave gjatë një interviste se ajo nuk mund ta lë atë pa kujdes, ndërsa në të kaluarën jeta ishte e vështirë por të paktën e kishte dikënd që të bisedoj në shtëpi, por tashmë mund të dëgjoj vetëm veten e saj./Indeksonline/