17:40 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Kështu nisi përplasja ndërmjet Xhavit Halitit dhe Arben Gashit (Foto+Video)

Nënkryetari i Kuvendit, njëherësh deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti është përplasur fizikisht me deputetin e LDK-së, Arben Gashin.

Haliti ishte i pari që nisi përplasjen me Gashin.

“Deputeti i LDK-së ishte duke pritur në rend për të votuar për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetueses, dhe për një moment Haliti i është afruar atij duke e godit me krah”, raporton gazetari i “Indeksonline” që gjendet në vendin e ngjarjes.

Ndryshe, dy deputetët kishin përplasje të ashpër në seancën e djeshme. Haliti, i cili ishte kryesues i Kuvendit, nuk ia dha fjalën Gashti, ndërsa ky i fundit e ofendoi duke i thënë: “Balosh, mashtrus…”

Ndërsa, edhe deputeti i PDK-së nuk e kurseu. Haliti e quajti “Qen i bir i qenit”.