75 Mall Live Search
09:02 / E Enjte, 13 Shkurt 2025 / G T

Kështu nisi sherri mes lojtarëve të Evertonit dhe Liverpoolit

Skuadra e Evertonit dhe Liverpoolit mbrëmë barazuan 2:2 në ndeshjen derbi të Premier League.

Në fundin e ndeshjes, ndodhi një incident mes lojtarëve ku u dhanë edhe tri kartona të kuq, shkruan Indeksonline

Ky sherr nisi pas provokimit të mesfushorit, Douccoure – që e bëri kundrejt tifozëve të “The Reds” që ishin të pranishëm në tribunat e stadiumit “Goodison Park”.

Kur mesfushori Jones e pa kundërshtarin e tij duke festuar para tifozëve të Liverpoolit, ai shkoi menjëherë dhe u kap me të.

Përleshja ishte e madhe dhe kishte edhe disa goditje të cilat FA pritet t’i analizojë dhe t’i shqiptoj disa dënime për dy skuadrat.

Kujtojmë që me kartona të kuq u ndëshkuan, Arne Slot, Douccoure dhe Jones./Indeksonline/