Kështu rrahen mes vete nxënëset e shkollës së mesme, video bëhet virale!
Në rrjetet sociale është shpërndarë një video teksa shihen dy vajza të reja duke sulmuar njëra-tjetrën.
E gjithë ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në një shkollë të lartë në Skoci, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.
Grupi i vajzave dëgjohen duke qeshur dhe nxitur vajzat që janë të përfshira në incident.
Video është shpërndarë dhe shikuar nga mijëra njerëz derisa është komentuar nga shumë prindër.
Këshilli i Shkollës së Lartë në Angus, Skoci ka ndërmarrë masa ndaj nxënësve të përfshira në këtë skandal.
Zëdhënësi i Këshillit ka konfirmuar se është biseduar me nxënëset dhe prindërit e tyre me ç’rast janë ndërmarrë masa ndaj tyre./Indeksonline/