75 Mall Live Search
07:16 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Kështu shkaktoi dëme prej 80 mijë eurosh kosovari në Zvicër

Nga aksidenti të plagosur lehtë mbetën tre persona. Prokuroria ja sekuestron lejen e qarkullimit shoferit nga Kosova
Në Unterentfelden të kantonin Aargau ka ndodhur një aksident ditën e sotme, e martë. Një 28 vjeçar nga Kosova ishte duke udhëtuar me veturën e tij Polo GTI, kur humbi kontrollin në një nga lagjet e qytetit.

Vetura hipi në trotuar dhe më pas në kopshtin e një shtëpie private, duke u përplasur me dy pemë të vogla, ndërsa më pas u përplas edhe me dy automjete të parkuara. Dëmi i përllogaritur shkon 80.000 franga, ndërsa gjatë aksidentit, krahas 28 vjeçarit ndodheshin edhe dy bashkëudhëtarë. Të tre personat në bord mbetën të plagosur lehtë, përcjell albinfo.ch.

Sipas policisë zvicerane, shoferi kishte sasi të konsiderueshme alkooli në gjak 0.7 mg/l. Hetimet vijojnë për të sqaruar saktë shkakun e aksidentit. Fillimisht prokuroria e Lenzburg-Aarau ja ka sekuestruar lejen e qarkullimit kosovarit.