13:00 / E Diele, 29 Mars 2020 / indeksADMonline

Kështu s’luftohet koronavirusi, rrugët e Prishtinës të mbushura me doreza

Pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në Kosovë, qytetarët vërshuan të blejnë mjete mbrojtëse për luftimin e Covid-19, si maska e doreza, por disa nga ta u treguan të papërgjegjshëm dhe i hodhën nëpër rrugët e Prishtinës.

Agron Berisha, një banor nga Prishtina dërgoi disa fotografi të Indeksonline, ku shihen mjaft mirë rrugët e mbushura me doreza.

Madje ai tha se kjo nuk është mënyra për t’u ruajtur nga koronavirusi, pasi që ka frikë që ndonjë fëmijë do t’i prek, e rrezikon mundësia e infektimit.

Kujtojmë që në Kosovë, numri i të infektuarve me Covid-19 ka arritur në 91, me një të vdekur dhe dy të shëruar./Indeksonline/