22:43 / E Premte, 15 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kështu transportohet një traktor pa mbrojtëse rrugës për Podujevë [Foto]

Nëse dicka nuk shkon në rregull në Republikën e Kosovës, atëherë nuk është aspak për tu habitur, pasi që kohëve të fundit shumë qytetarë të vendeve të ndryshme nuk po i respektojnë rregullat si  në komunikacion ashtu edhe në situata të tjera.

Kësisojë, një lexues i Indeksonline gjatë ditës së sotme ka dërguar një fotografi në redaksi ku shihet se si një qytetarë teksa transporton një traktorë me kamion në mënyrë krejtësisht të gabuar, madje duke rrezikuar kështu njerëzit pa pasur mbrojtëse përreth.

Kjo situatë ka ndodhur rrugës që të dërgon për në qytetin e Podujevës. Kjo rrugë është mjaft e angazhuar ku bëhet qarkullimi i shpesht i automjeteve.

Vlen të theksojmë se në vendet e Perëndimit një gjë e tillë nuk guxon të shihet në rrugë pasi që vozitësi dënohet me sanksione të ‘rrepta’ nga autoritetet e vendit.

Më poshtë shikoni pamjet: