09:18 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Tollovi në autostradën “Arbën Xhaferi”, digjet një kamion

Një kamion i një kompanie të ushqimeve është djegur para pak çastesh në autostradën Prishtinë-Shkup.

Në disa fotografi të dërguara në redaksinë e “Indeksonline”, shihet se në vendin e ngjarjes kanë dal edhe Njësitet e zjarrfikësve të cilat kanë ndaluar zjarrin.

Sipas dëshmitarëve kjo pjesë e rrugës është bllokuar, kurse të gjitha produktet brenda këtij kamioni janë derdhur në rrugë.

Ndryshe, nuk raportohet të ketë ndonjë të lënduar si pasojë e zjarrit./Indeksonline/