Kështu u mbyllën pjesët e para të ndeshjeve të Championsit
Janë mbyllur tashmë pjesët e para të ndeshjeve të sontme të Ligës së Kampionëve, shkruan zeri.info.
Liverpooli në Grupin E është duke e shkatërruar Mariborin në udhëtim, ndaj së cilit po fiton 4:0 falë golave të Salah (2), Firmino e Coutinho.
Spartak Moska po barazon me Sevillën 1:1, njëjtë si Feyenoordi me Shakhtarin, në Grupin F.
Në të njëjtin grup, Manchester City është në epërsi ndaj Napolit 2:0 falë golave të realizuar nga Sterling e Jesus, kurse për italianët Mertens e humbi penalltinë.
Monaco në Grupin G po barazon me Besiktasin 1:1 në Grupin G, kurse Leipzigu po fiton ndaj Portos, 3:2.
E në Grupin H dhe atë të fundit, Real Madridi po barazon me Tottenhamin 1:1.
Cristiano Ronaldo e ka barazuar rezultatin në fund të pjesës së parë nga penalltia, ndërsa paraprakisht Raphael Varane kishte shënuar autogol për anglezët.
Kurse, Dortmundi po barazon po ashtu me APOEL Nicosian në udhëtim, 0:0. /Zëri/