16:04 / E Diele, 26 Qershor 2022 / AR

Kështu u tallen liderët e G7 me foton e Putinit mbi kalë

Udhëheqësit e G7 u tallën me foton e Presidentit rus, Vladimir Putin, i cili në vitin 2009 pozoi gjysmë i zhveshur, mbi kalë.

“T’i mbajmë xhaketat? Ti heqim? A të zhvishemi? Duhet të tregojmë se jemi më të fortë se Putini”, tha kryeministri britanik, Boris Johnson, gjë që shkaktoi të qeshurat e liderëve të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, SHBA-së dhe BE-së.

“Ta tregojmë edhe ne gjoksin”, dëgjohet të thotë më tej Johnson.