21:33 / E Diele, 28 Shkurt 2021 / A. A

Kessie i pagabueshëm nga penalltia, Milani shënon ndaj Romës

Milani ka kaluar në epërsi në derbin kundër Romës në fund të pjesës së parë.

Frank Kessie realizoi nga penalltia.

Davide Calabria u ndal në zonë, derisa gjyqtari pasi shikoi situatën me VAR akordoi penallti.

Me epërsinë minimale të ‘rosonerëve’ u mbyll pjesa e parë në Olimpico.

Nëse Milani fiton ndeshjen do të afrohej në 4 pikë diferencë me liderin Inter.

/Indeksonline/