21:53 / E Enjte, 05 Nëntor 2020

Këta ishin dhe janë bartësit e UÇK-së e luftës kundër armikut

Dr. Armend Bekaj nga Instituti Nrkombetar për Demokraci — IDEA në Suedi

Sot duhet treguar qetesi, respekt, ose te pakten heshtje. Euforia, entuziazmi nuk te kane hije, me se shumti ty, sepse:

1. Keta ishin dhe jane bartesit e UÇK-se e te luftes kunder armikut. Kjo eshte e verteta, i pelqeu dikujt apo jo. Keta do te gjykohen per luften dhe periudhen e menjehershme te pasluftes. Dhe, me ta, te pelqeu ty apo jo, do te gjykohesh edhe ti, une, femijet tane e te gjithe ne. Keshtu qe te zgerdhihesh nga marazi eshte, si te them, si t’i zgerdhihesh vetvetes. Po me vjen keq. Ta urosh tjetrin qe “shyqyr qe keta shkuan” eshte si ta peshtysh vetveten. T’i thuash se “keta ishin si shkijet” eshte…, cka te te them, s’hahet me asgje. 

2.  Ne marazin tend ti po shfaq nje konflikt personaliteti, njefare skizofrenie ndaj kesaj gjenerate “katundaresh”. Te kuptoj, dhe ne pergjithesi pajtohem me ty, se keta dhe kryesisht keta jane pergjegjes per kapjen e shtetit pas luftes, per hajnine, korrupsionin etj. Dhe, po te kishte drejtesi efektive, do te uroja denimin me te larte per te gjithe keta qe jane fajtore per sterkeqjen socio-ekonomike pas luftes. Por, mundohu te ndash keto dy aspekte. Keta do te gjykohen per luften, jo per korrupsionin. 

3. Nepermjet kesaj gjykate mos harro qe Kosova dhe UÇK edhe nje here po hapin shtigje te reja e te paprecedente ne te drejten ndekombetare e marredheniet nderkombetare. Pra, kjo eshte nje loje e madhe. Interesat jane te medha, agjendat po ashtu. Kjo eshte fushebeteje ne mes parimit te sovranitetit te shtetit (pa marr parasysh sa gjenocidal ishte ai, sic ishte Serbia millosheviqiane), dhe parimit te vetevendosjes e luftes per te dreta te njeriut e pavaresise (qe personifikohet me betejen fisnike te UÇK-se). Kjo lufte ishte dhe eshte hale ne sy per te gjithe ata komisare nderkombetare te parimit te pare qe bejne cmos te hakmerren. Ne nepermjet UÇK-se patem nje rol, sado te vogel, ne ndryshimin e ketij balanci ne favor te te drejtave te njeriut dhe ne dem te sovranitetit qe sherben si petke per gjenocid. Pra, ishim ne anen e drejte te historise. Mos harro krenarine. Dhe tani, gjykatat dhe e drejta nderkombetare kete do te determinoje, dhe duke bere keshtu do te shkruaje histori per te ardhmen e ligjeve nderkombetare. Kjo eshte loja, dhe ky eshte roli yne ne te. Rol qe tash perfaqesohet nga po keta bartes te UÇK-se.

4. Ne fund, urojme qe drejtesia te beje te veten. Si u shpallen fajtore, si u shpallen te pafajshem, urojme qe drejtesia me shpaten e saj syverber te preje drejt! Ndersa shpresoj se ti para se te entuziazmohesh pa kontrolle, te vetedijesohesh se duke percmuar ne fakt je duke percmuar vetveten dhe identitetin tend.

Shnet e unitet!