15:24 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

Këta janë disa prej të akuzuarve për aferën “Pronto”

Adem Grabovci, Zenun Pajaziti e Besim Beqaj, janë disa nga emrat ndaj të cilëve sot është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në lidhje me aferën “Pronto”.

Burimet e Indeksonline thonë se përveç këtyre tre të lartpërmendurve, në aktakuzë ndodhen edhe emrat e tetë personave të tjerë.

Pak më parë Indeksonline raportoi për ngritjen e kësaj aktakuze nga prokurorja e rastit, Drita Hajdari./Indeksonline/