12:12 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Këta janë dy kandidatët e vetëm për myfti të BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës veçse ka nisur procesin e sotëm zgjedhor për myftiun dhe kryesinë e re për një mandat pesë vjeçar.

Në garë për të parin e BIK-ut janë vetëm dy kandidatë, raporton Indeksonline.

Edhe për një mandat po garon myftiu aktual, Naim Tërnava si dhe kundërkandidati i tij, anëtari i BIK-ut, Reshat Mexhiti.

Kujtojmë se Tërnava është myfti i institucionit më të rëndësishëm islam në Kosovë tash e tri mandate. /Indeksonline/