22:11 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

Këta janë dy numrat që Coutinho mund t’i veshë në Barcelonë

Pas transferimit bombastik të Coutinhos në Barcelonë, tani mediat spanjolle kanë filluar t’i hyjnë edhe më shumë detajeve.

Dilema tani është se cilin numër do ta përdorë në fanellë Coutinho?

Ardhja e një ylli në tregun e dimrit nuk është e zakonshme, kur të gjithë numrat janë të shpërndarë tek lojtarët. Në fakt, i vetmi që është i lirë në këtë moment është numri 24.

Coutinho ka qejf të luaj me një numër “fisnik” , duke filluar nga 1 në 11. Dhe, edhe pse nuk ka asnjë të lirë, opsioni i numrit 7 duket më i afërmi. Kjo pasiqë Arda Turan, i cili ka atë numër, mund të largohet nga Barcelona.

Në rast se Turan nuk transferohet, opsioni tjetër interesant është numri 14, numri legjendar i Johan Cruyff. Për momentin ky numër është i Mascheranos, por mbrojtësi argjentinas ka arritur tashmë një marrëveshje për të lënë Barçën para 31 janarit për të nënshkruar me Hebei Fortune në Ligën Kineze.

Aktualisht, Coutinho mbante numri 10 në Liverpool, një numër që natyrisht është i paprekshëm. Në Brazil, ai mban numrin 11, numër ky të cilin që nga vera e ka transferimi tjetër i bujshëm, Ousmane Dembele. /IndeksOnline/