75 Mall Live Search
09:34 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Këta janë dy vëllezërit e vrarë në Malishevë (Foto)

Burimet e Indeksonline kanë treguar se dy personat e vrarë në Plloqicë të Malishevës janë vëllezërit Shani e Bahri Maloku.

Personi i dyshuar ka qëlluar me armë mbi viktimat në afërsi të shtëpisë së tyre, rreth orës 01:00.

Të plagosurit fillimisht janë dërguar në QKMF-Malishevë ku është konstatuar vdekja e njërit nga viktimat ndërsa viktima e dytë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në QKUK.

Motivet e këtij akti kriminal aktualisht mbesin të panjohura, derisa të gjitha njësitet përkatëse të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin./Indeksonline/

Në foto Shani Maloku