Këta janë dy zëvendësuesit e mundshëm të Lopeteguit te Reali
Sonte do të mblidhet bordi i Real Madrid ku njëra ndër temat kryesore është edhe e ardhmja e trajnerit Lopetegui.
Sipas gazetës spanjolle “AS”, nëse spanjolli shkarkohet atëherë Antonio Conte dhe Satiago Solari janë kandidatët e mundshëm për të marrë drejtimin e skuadrës.
Italiani për momentin është pa kontratë pas largimit të Chelseas dhe për të janë interesuar shumë skuadra evropiane.
Ndërsa argjentinasi për momentin drejton skuadrën B të Real Madridit. /IndeksOnline/