75 Mall Live Search
17:11 / E Enjte, 14 Maj 2026 / Gj Sh

Këta janë futbollistët që po garojnë për çmimin e futbollistit më të mirë të sezonit në Champions

Gara për futbollistin më të mirë të sezonit në UEFA Champions League 2025/26 është tejet interesante.

Sipas renditjes së publikuar nga faqja zyrtare, katër futbollistë ndajnë vendin e parë në listën e fituesve të çmimit “Player of the Match”, shkruan IndeksOnline.

Khvicha Kvaratskhelia, Harry Kane, Francisco Trincão dhe Victor Osimhen kanë fituar nga katër herë çmimin individual, duke konfirmuar ndikimin e madh në paraqitjet e skuadrave të tyre gjatë këtij sezoni europian.

Pas tyre renditen disa prej emrave më të spikatur të futbollit europian me nga tre çmime secili. Në këtë listë bëjnë pjesë Julian Alvarez, Anthony Gordon, Jens Petter Hauge, Charles De Ketelaere, Kylian Mbappé, Declan Rice dhe Xavi Simons.

Duke parë që finalja e këtij sezoni do të luhet mes PSG-së dhe Arsenalit, atëherë Khvicha Kvaratskhelia i ka gjasa më të mëdha për të fituar çmimin e sezonit “Player of the Match”./IndeksOnline/