18:28 / E Martë, 06 Qershor 2023 / Gj. Sh

Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit në Champions League

Skuadra e Ballkanit është shpallur për herë të dytë radhazi kampion i Kosovës në futboll.

Ky sukses ka bërë që Ballkani te kërkoj kualifikimin në Champions League, ku me 20 qershor do të mësojë kundërshtarin e rrethit të parë, shkruan IndeksOnline.

Tashmë janë mësuar skuadrat të cilat mund të përballet Kampioni i Kosovës.

Skuadra e Zalgiris, e cila vitin e kaluar eliminoi Ballkanin në kualifikimet për Champions League, është njëri nga kundërshtarët e mundshëm.

Bate Borisov, Ferencvaros, HJK Helsink, e Sloven Bratislava, janë disa prej skuadrave më të njohura që mund të luaj Ballkani në rrethin e parë kualifikues për Champions League.

Ndeshjet e para do te zhvillohen me 11 dhe 12 korrik, ndërsa ato të kthimit me 18 dhe 19 korrik./IndeksOnline/