11:20 / E Enjte, 20 Shtator 2018

Ja kush do ta zbulojë shtatoren e heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci

Në 20 vjetorin e rënies, në sheshin e Drenasit pas pak do mbahet manifestimi kushtuar dëshmorëve të kombit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci.

Në sheshin “Fehmi Lladrovci”, pritet të zbulohen shtatoret e dy heronjve të shkrira në bronz, Fehmi Ladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci, raporton Indeksonline.

Shtatoret e dy heronjve të rënë në vitin 1998 në Malet e Qyqavicës do ta bëjnë bijtë e disa heronjve të vendit.

Janë pikërisht Adem Lulzim Jashari, Hamzë Bekim Jashari, Luan Shkëlzen Haradinaj, Çlirim Xhavit Haziri, Elta Hyzri Talla, Krenare Ilaz Kodra, Rrezart Tahir Sinani, Xhevë Selim Krasniqi, Albana Shaban Shala, Donika Sylejman Selimi, Shkumbin Ali Ahmeti, Fitore Rexhep Mala, Gentrit Hafir Shala dhe Kosovare Ramiz Lladrovci që do të largojnë pëlhurën e kuqe nga shtatoret e dyshes.

Ceremonia do të nis nga ora 12:00, ku do të marrin pjesë edhe shumë personalitete nga skena politike e vendit. /Indeksonline/